Kushtet e Privatësisë
Kompania 4P Tree shpk me njësi Begmart me NUI: 810091596, me adresë rr. Lidhja e Pejës, nr. 287, Prishtinë 10000 – Kosovë, për blerjen e mallrave dhe / ose shitjen në portalin www.begmart.com, si administrator i të dhënave tua i’u informon juve si përdorues të www.begmart.com (‘Website’) me kushtet e privatësisë.
Në tekstin e mëposhtëm do të mësoni në veçanti:
• Cilat detaje do t’i procesojmë
• Për cilat qëllime dhe në çfarë metoda do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale
• Kujt mund t’i paraqiten të dhënat tuaja personale,
• Për sa kohë do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe
• Cilat janë të drejtat tuaja në raport me të dhënat tuaja të mbrojtura.
Për sqarime tjera, këshilla ose diskutime tjera rreth përdorimit të të dhënave tuaja për çfardo pjese të tekstit, mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes [email protected].
Fusha e përpunimit të të dhënave personale:
Kur tentoni të na kontaktoni përmes website-it, mund të i’u kërkohet që të plotësoni informacione të caktuara rreth vetes tuaj ose kompanisë tuaj. Këto detaje në veçanti mund të përfshijnë:
• Emrin dhe Mbiemrin tuaj,
• Adresën,
• Datëlindjen,
• Numrin e telefonit ose
• Email adresën.
Këto informacione ne i përdorim për të i’u kontaktuar dhe të u’a siguruar informacionin të cilin fillimisht e keni kërkuar nga ne.
Kur kryeni blerje në website-in tonë, neve na duhen të dhënat e juaja personale për të përmbushur marrëveshjen. Këto të dhëna personale përfshijnë:
• Emrin dhe Mbiemrin tuaj,
• Adresën e dërgimit,
• Numrin e telefonit,
• Email Adresën,
• Dhe varësisht se a kryhet pagesa me para kesh apo me kartelë bankare edhe të dhënat e kartelës tuaj bankare.
Të dhënat personale procesohen për qëllime të performancës së marrëveshjes.
Pasi të kryeni një porosi tek ne, ne do t’i ruajmë të dhënat të cilat i keni futur (e veçanërisht emrin dhe mbiemrin, adresën dërgimit, numrin e telefonit, email adresën) për përdorim në porosinë e radhës, për të mos patur nevojë që t’i jepni përsëri.
Nëse bleni produkte nga ne, ne mund të përdorim emrin, mbiemrin, email adresën dhe numrin e telefonit për të i’u dërguar lajmrime të ndryshme rreth produkteve që ne i ofrojmë. P.sh për të i’u informuar rreth produkteve dhe shërbimeve të cilat sipas mendimit tonë juve do të i’u interesonin duke u bazuar në atë se çfarë ju keni blerë nga ne. Ju mund të ndalni marrjen e këtyre email-ave në çdo kohë duke e revokuar abonimin nga emaili ose duke dërguar email në [email protected].
Ne përdorim Cookies.
Cookies janë tekst fajlla të vegjël që përmbajnë të dhëna të shkurtra të cilat mund të ruhen në paisjen e përdoruesit kur vizitojnë një webfaqe në internet. Qëllimi i përdorimit të Cookies në website-n tone është:
• Për të mbajtur në mend përdoruesin e regjistruar,
• Për të përmirsuar procesin e porosisë,
• Biseda me klientët,
• Për të marrë reagime vullnetare rreth përvojës me webin tonë nga përdoruesit,
• Personalizimi i shfaqjes së reklamave.
Të gjitha të dhënat personale procesohen në një mënyrë të ligjshme dhe transparente dhe kërkohen vetëm të dhëna adekuate, relevante dhe të nevojshme në lidhje me qëllimin e përpunimit.
Çasje në të dhënat tua personale ka vetëm Begmart dhe ato administrohen vetëm nga Begmart.
Periudha e përpunimit të të dhënave personale:
Ne do të porocesojmë të dhënat tuaja personale për një kohë, gjatë së cilës ne do të i’u sigurojmë juve shërbimet tona ose përmbushim një marrëveshje të ndërsjelltë, ose për kohën e nevojshme për të përmbushur detyrimet e arkivimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pas përmbushjes së marrëveshjes (pagesa e çmimit dhe dorëzimi i mallrave), ne përpunojmë më tej të dhënat tuaja personale për shkak të interesave tona legjitime, që është mbrojtja e pretendimeve tona për periudhën e nevojshme.
Ne do të përpunojmë të dhëna personale në lidhje me llogarinë tuaj të klientit, përfshirë të dhënat që përmbahen në të, me qëllim të menaxhimit të llogarisë së klientit dhe për qëllimin e dërgimit të ofertave të mallrave tona derisa ju ta anuloni atë.
Të drejtat tuaja rreth përpunimit të të dhënave personale:
Të drejtat e juaja në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale të kryera nga ne:
• E drejta për qasje në të dhënat personale,
• E drejta për koirgjimin e të dhënave personale,
• E drejta për t’u fshirë,
• E drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave,
• E drejta për të ngritur një kundërshtim kundër përpunimit dhe
• E drejta për të paraqitur një ankesë për përpunimin e të dhënave personale.
Të drejtat tuaja janë të sqaruara më poshtë ashtu që ta keni një pasqyrë më të qartë të përmbajtjes së tyre.
E drejta për qasje do të thotë që çdo herë mund të kërkoni nga ne konfirmimin nëse të dhënat personale në lidhje me ju janë përpunuar apo jo dhe, nëse po, për çfarë qëllimesh, në çfarë mase, kujt i vihen në dispozicion, për sa kohë do të përpunohen ato apo nëse doni t’i korigjoni ato.
E drejta për korigjimin e të dhënave do të thotë që ju mund të na kontaktoni në çdo kohë për të korrigjuar ose plotësuar të dhënat tuaja personale nëse ato janë të pasakta ose jo të plota.
E drejta për t’u fshirë nënkupton që ne duhet të i fshijmë të dhënat tuaja personale nëse:
• Ato nuk përdoren më për arsyet për të cilat fillimisht janë krijuar
• Kur procesimi i të dhënave është illegal
• Ky është një detyrim ligjor
E drejta për kufizim të përpunimit nënkupton që derisa të zgjidhim mosmarrëveshjet në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ne duhet të kufizojmë çdo përpunim të të dhënave tuaja personale në mënyrë që t’i ruajmë vetëm ato dhe, nëse është e nevojshme, t’i përdorim ato për të përcaktuar, zbatuar ose mbrojtur pretendimet ligjore.
E drejta për ankesë nënkupton që ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, të cilat ne jemi duke i përdorur për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë ose për ndonjë arsye tjetër ligjore. Në momentin që ju bëni një ankesë rreth mënyrës së procesimit të të dhënave tuaja për arsye të marketingut, të dhënat tuaja nuk do të procesohen më për të njejtat arsye.
Të gjitha të drejtat tua mund t’i aplikoni duke na kontaktuar në [email protected].
Këto GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) janë valide nga 25 Maji 2018.