Një lulëzim i ëmbël e i butë i luleve nën hijen e qetë të drurit, lule Violet, simbol i thjeshtësisë dhe ndershmërisë, por më gjerësisht e njohur si lajmëtari i mendimeve më romantike të dashurisë. Kjo formulë ka poashtu kapacitet të madh për të dashur freskinë e lëkurës tuaj. Duke e aplikuar me një masazhë të këndshme e ushqen, e hidraton dhe e ndihmon për të parandaluar paraqitjen e lëshimit të lëkurës, duke përfituar nga veprimi i shkëlqyeshëm dhe i trefishtë i vajrave të farave të Pambukut, Ullirit dhe Babassu. Por kjo nuk është e tëra, formula përmban ekstrakt të lule Manushaqe dhe lule Violet e kopshtit, e zbukuruar me përbërës aktiv që frenojnë praninë e tepruar të radikaleve të lira. Një kompleks hidratues nga Ulliri dhe Gruri e kompletojnë këtë tretman, i cili i jep lëkurës një pamje rrezatuese dhe të butë, më të re se kurrë më parë!
Përdorimi: Shpërndajeni në tërë trupin tuaj, me një masazh dhe lëreni kremin të përzihet këndshëm në lëkurën tuaj, duke mos lënë asnjë gjurmë yndyrore.
Përbërësit: Ekstrakt i Manushaqes dhe lule Vjollcës së kopshtit, Vaj nga Farat e Pambukut, Vaj Babassu, Vaj Ulliri, Vitaminë E nga Soja, kompleks hidratues nga Ulliri dhe Gruri.