Pastrues & Hidratues për lëkura të Ndjeshme & Hiper-Reaktive
Një rutinë praktike, efektive dhe shumë e këndshme për pastrimin e fytyrës tuaj dhe rivendosjen e bukurisë. Në fakt, ky ujë heq të gjitha gjurmët e papastërtive dhe grimit, duke e hidratuar lëkurën e ndjeshme dhe duke e zbutur acarimin e lëkurës nga hiper reaktiviteti. Kjo për shkak të Kompleksit inovativ Delicalma*, i cili përfshinë ekstraktin e Purslane dhe ekstraktin Organik të Xhenxhefilit, Tërshërës dhe Helichrysum, dhe vetitë mbrojtëse dhe zbutëse të ujit të destiluar të Kamomilës dhe Xhenxhefilit Organik. Lëkura e fytyrës tuaj do të gëzoj freskinë dhe hidratimin e shtuar, duke e lënë pas skuqjen e bezditshme.
Përdorimi: Hidhni një sasi të vogël të produktit në një copë pambuku dhe butësisht pa e fërkuar, pastrojeni fytyrën tuaj, pastaj shpërlajeni me ujë.
Përbërësit: Kompleks Delicalma* (Purslane, Tërshërë Organike, Xhenxhefilit Organik dhe Helichrysum), ekstrakt dhe ujë i destiluar nga Kamomila dhe Xhenxhefili Organik, lëng nga Aloe organike, Acid Hyaluronik me peshë molekulare të lartë.
19,92% Tërësi Organike
99,81% Origjinë Natyrale