Lulebore është një kryevepër autentike e natyrës. Kjo lule lulëzon dhe rritet në çdo kopsht, me krenari tregon gjethet e saj të zbukuruara dhe sidomos tufën e tyre të luleve madhështore të rrumbullakët të përbëra nga petalet e vogla e të buta. Një pozicion aristrokatik dhe i hijshëm, i interpretuar në mënyrë të përkryer nga aroma e ëmbël e luleborës e cila e mbështjellë lëkurën tuaj atëherë kur ta aplikoni këtë krem kaq joshës. Lulëzimi i luleborës bie në sy dhe atë shumë gjatë, që në momentin që i keni ujitur një herë, ato mbajnë lagështinë për një kohë të gjatë, ashtu kjo krem i ofron indeve të lëkurës tuaj hidratim afat gjatë, falë përbërësve të shkëlqyer natyral që janë të përfshirë në këtë forumulim. Poashtu lëkura mbrohet nga ekstrakti anti oksidant i rrënjës së luleborës, duke pranuar kështu cilësinë ushqyese, elastizuese dhe zbutëse nga Vaj i Lulediellit, Krundet, vaj embrioni dhe Gjalpi Camelina. Përfshirja e Vaj Ullirit dhe Vitaminës E nga bima Soja gjithashtu i ndihmojnë lëkurës shumë të ndjeshme që t’i shmanget lëshimit të shëmtuar dhe tensionimit të saj, duke e mbajtur atë të butë si mëndafshi, të ngjashme me butësinë e petaleve delikate të luleborës.
Përdorimi: Në fillim të ditës tuaj, ose në mbrëmje pasi të keni mbaruar dushin relaksues, aplikojeni produktin në tërë trupin tuaj duke e përkëdhelur trupin butësisht. Krema do të absorbohet shpejtë, duke mos lënë asnjë gjurmë yndyrore.
Përbërësit: Ekstrakt i rrënjës së Luleborës, Vaj Luledielli, Krunde, Camelina, Gjalpë Camelina, Vaj Ulliri, Vitaminë E nga bima Sojë.