Shamponi me oligosaccharide nga Pambuku dhe ekstrakte të lule Blini, ka veprim ushqyes, lehtësues duke i dhënë shkëlqim të rinovuar flokut që është dëmtuar nga permanentët dhe ngjyrosjet e shpeshta. Përbërësi kryesor rreth të cilit veprimet e përbërësve tjerë aktiv sillen, është pikërisht Pambuku, i paraqitur në këtë produkt në formë surfakanti, oligosaccharide dhe në formë vaji. Ai i siguron funskion vital duke i jap një film mbrojtës të padukshëm shtresës së jashtme të flokut, në këtë mënyrë duke i mbrojtur ato nga ndryshimet klimatike, stilimet e flokëve, tretmanet agresive, rrezet UV dhe ndotja. Së bashku me vajin nga krundet e Orizit, vaj Kokosi gjithashtu kujdeset për zbutjen e flokut, efektivisht të largoj rrëmujën, të cilat edhe nëse janë pa jetë dhe të brishta, me përdorimin e këtij shamponi ato do të jenë plotë gjallëri dhe lehtë për tu krehur. Formulimi i tij i shënjestruar, i cili me kujdes e respekton iso-epidermidën pH, është zhvilluar me qëllim për t’i kondicionuar dhe riparuar dëmin e boshtit të flokëve, duke e rikthyer shkëlqimin dhe elasticitetin.
Përdorimi: Shpërndajeni dhe masazhojeni produktin në tërë gjatësinë e flokut dhe në lëkurën e kokës tuaj. Lëreni për disa minuta, pastaj shpërlani mirë me ujë. Rekomandohet për përdorim të rregullt.
Përbërësit: Surfakant nga Vaj Limnanthes, Vaj Pambuku, amino acide nga Tërshëra, Polysaccharides nga Fara e Guar, Panthenol, Trimethylglycerinë nga Panxhar Sheqeri, Oligosaccharides të Pambukut, Vaj nga Farat e Pambukut, Vaj Orizi, ekstrakt i gonxhes së Blirit.