Në territorin e Sardenjas të Italisë një qoshe e kësaj zone përmban këtë fshehtësi në deti e që është prodhimi i përbërësit kryesor të këtij tretmani, pra Kripa e Detit, me vetitë e tij shumë tonifikuese dhe zbutëse. Kristalet e kësaj kripe kryejnë funksionin e nxitjes së mikro-qarkullimit të lëkurës dhe heq apo largon qelizat e vdekura në shtresën e lëkurës duke i dhënë asaj ndjesinë e një lëkure të përtrirë dhe të butë. Ndërsa vaji Organik i Bajameve, Ullirit dhe Lulediellit e zbusin veprimin energjik të Skrabit, në këtë mënyrë duke e hidratuar dhe ushqyer lëkurën. Ekstrakti i pemës së dredhëzës dhe gjetheve të Lentiscus e mbrojnë dhe e tonifikojnë lëkurën. Përmban vetëm aromë uji, nuk është i parfumuar.
Përdorimi: Me lugën e vogël që gjendet mbrenda paketimit, përzijeni produktin për ta homogjenizuar atë. Aplikojeni në lëkurë të terur (ose edhe pak të lagur) dhe masazhojeni skrabin në tërë trupin tuaj. Shpërlajeni me ujë të vakët. Tretmanin përsëriteni 2 herë në javë për rezultate më të mira. Mos e përdorni produktin në lëkurë të irrituar.