Me Acid Hyaluronic, me Vlera të Shumëfishta, për Volum & plot Shkëlqim
Një mijë vlera dhe për shumë përdorime për këtë sprej dy-shtresor, një aleat i vërtetë për ju që doni të dukeni me flokë madhështore. Sa herë që ju do ta përdorni ju do të keni flokë më të plota, më të buta dhe me më shumë shkëlqim në çdo përdorim. Acidi Hyaluronic ka rolin e hidratuesit dhe mbushësit për fijen e flokut, Keratina e forocon fibrën e flokut, ndërsa Vaj Kokosi i jep atyre butësi. Spërkateni në flokët e lagura para se t’i stiloni ato sepse ky sprej i mbron shumë flokët nga paisjet për tharje dhe drejtuese flokësh, duke i bërë kështu më të lehtë t’i rregulloni. Në flokët e thatë mund të përdoret çdo ditë për t’i siguruar shkëlqim dhe ruajtur kaçurrelat, ose mundeni edhe para se t’i pastroni flokët, duke e mbajtur për 15min, për një efekt më intensiv të hidratimit dhe ushqimit të flokut. Për ju që do futeni në pishina dhe deti, ky sprej do të mbroj flokun nga klori dhe kripa e detit, duke parandaluar tharjen dhe dehidrimin.
98% e përbërësve që gjenden në këtë formulë janë me origjinë natyrale. 2% e përbërësve tjerë i garantojnë produktit të ketë qëndrueshmëri dhe të ju ofroj juve kënaqësi kur ju ta përdorni. Nuk përmban silikon, paraban, ngjyrosës dhe vazelinë (petrolatum).
Përdorimi: tundeni shishen me këto dy shtresa dhe spërkatni flokët në tërë gjatësinë e tyre.
Në flokët e lagura:
1. I RIMBUSH – pasi t’i keni pastruar me shampo, spërkatni flokët e lagur para se t’i thani ato në mënyrë naturale apo edhe me tharëse flokësh, sepse ky sprej do t’ju siguroj më shumë ushqim intensiv flokut.
2. KËPUTJA – para se t’i stiloni flokët, spërkateni sprejin në tërë gjatësinë tuaj në mënyrë që fijet mos të këputen ose lidhen, dhe kur t’i krehni ato do ta keni më të lehtë sepse ky sprej i zbut ato.
3. RIPARON MITILAT – aplikojeni sprejin në maje të flokëve në mënyrë që t’i heqni mitilat dhe t’i parandaloni ndarjet e fijeve.
4. MBROJTJE – do ta bëjë të mundur t’i stiloni më lehtë dhe njëkohësisht i mbron flokët nga tharëset dhe mjetet tjera për stilim.
Në flokë të terura:
5. TRETMAN DITOR BUKURIE – përdoreni çdo ditë që t’i jepni shkëlqim dhe volum flokut.
6. I BUTË – është mënyra perfekte për ta zbuluar flokun problematik e të padiciplinuar. Përdoreni çdo ditë, si në verë poashtu edhe në dimër.
7. MASKË PARA SHAMPONIT – para se t’i lani flokët, lëreni sprejin për 15 minuta për t’i ushqyer dhe hidratuar flokët në mënyrë më intenzive. Është ideal për flokët kur ato janë të lodhura e të thata shumë.
8. MASKË PËR TËRË NATËN – masazhojeni sprejin në skalpin e kokës dhe gjatësinë e flokut para se të fleni. Lëreni atë gjatë tërë natës, duke e vendosur një kapelë dushi në flokë zbuloni flokët tuaja totalisht ndryshe kur t’i pastroni ato në mëngjes.
9. LUFTON THATËSINË – në pishina ose deti, i mbron nga klori dhe kripa, duke parandaluar tharjen dhe dehidrimin e flokut.
10. PAMJE TË LAGUR – spërkateni sprejin në tërë flokun tuaj, që ato të duken si të lagura, sidomos në stinën e verës.