Një tonifikim dhe rritës energjie të jashtëzakonshme, me këtë vaj, produkt shumë special për të siguruar cilësi kompakte dhe butësi tërheqese të një lëkure të lëmuar. Në mesin e vetive të përbërësve organik të ndryshëm, këtu përfshihen edhe veti tjera të çmuara të vajrave. I pasur me Vitaminë A, B dhe C. Ka veprim mbrojtës, anti oksidant, forcon strukturën e lëkurës. Një masazh unike sepse derisa tonifikon ndjesinë tuaj, ai gjithashtu mpreh mendjen tuaj, kjo falë aromës gjallëruese të vajrave esencial. Numri i Çertifikimit 050 BC 003.
Përdorimi: Aplikojeni vajin tonifikues në lëkurën e thatë dhe masazhojeni duke përdorur lëvizje të buta për të ndihmuar absorbimin e tij, e që do të ndodh shumë shpejtë. Edhe lëkura më e thatë do të jetë krenare për të treguar një elasticitet dhe butësi të pabesueshme.
Përbërësit: Vaj Organik të: Bajameve, Susamit, Jojoba, Lulediellit, Myshkut të Trëndafilit, Boronicës, Vitaminë E nga Sojë, Vaj Ulliri, Vaj Mango, Vajra Esenciale nga Rozmarinë, Pisha, Trumëza, Pema e Çajit, Borzilokut, Dru Trëndafili dhe Dru Cedar.