Rreth nesh

Blej produkte ushqimore në marketin online BEGMART.com – Blej Online, Pa Gajle !

BEGMART.com është market online unik në trojet shqiptare që në prapavijë ka një ekip profesional me përvojë të gjatë në fushën e distribuimit dhe shitjes së produkteve ushqimore.
Me mbi 1 mijë produkte të kualitetit më të lartë nga top brendet botërore, BEGMART.com ju ofron mundësinë unike që ato t’i bleni – me një klikim, nga shtëpia.

Mish, qumësht, jogurt, bukë, kafe etj: lista e blerjeve është e gjatë, por nuk keni kohë të dilni për të bërë blerje?
Lehtësoni jetën vetes tuaj dhe porositni produkte ushqimore online. Kjo është e përshtatshme dhe e lehtë me shërbimin që ofron BEGMART.

Përparësia e blerjes online: ju kurseni kohë, nuk është e nevojshme të radhiteni në arkë apo të bezdiseni në kolonë!
Tash vjen pjesa më unike: Ju merrni ushqim të freskët të cilësisë më të mirë që BEGMART e dërgon në derën tuaj me transport të specializuar figoriferik për të mbajtur ushqimet tuaja të freskëta dhe me temperaturën optimale deri sa ta pranoni në derën e shtëpisë tuaj.

Pavarësisht kur keni kohë për të blerë ushqim, marketi juaj online BEGMART është gjithmonë i hapur për ju – NË ÇDO KOHË!

Si funksionon blerja e produkteve ushqimore online:
Përdorni një kompjuter, tablet ose telefon të mençur, qëndroni të qetë dhe jeni gati të bëni blerje.

A e dini saktësisht atë që ju nevojitet?
Thjesht përdorni mundësinë e kërkimit përmes kategorizimit sipas llojeve të produkteve, apo shkruani produktin që dëshironi në hapësirën për kërkime dhe gjeni produktin që dëshironi nga lista e paraqitur.
Pasi të hapni produktin, do të shini detajet e tij dhe ku më pas keni mundësi të zgjedhni aq sa dëshironi dhe vendosni ato në shportën virtuale të blerjeve.

Ju nuk e dini saktësisht se çfarë dëshironi të gatuani?
Shfletoni nëpër ofertat e tanishme, hidhni një sy në kategoritë e ndryshme të produkteve. Nëse shporta e blerjeve është e plotë dhe keni arritur vlerën minimale të porosisë prej 20 euro, mund ta procesoni porosinë.
Inspirohuni nga recetat e vazhdueshme që publikohen në hapësirën e dedikuar për recetat në platformën tonë dhe më pas t’i bleni produktet që ju nevojiten për t’i gatuar këto receta.

Tani ju vetëm zgjidhni kohën kur dëshironi që ushqimi të u dorëzohet!!!

Të gjitha avantazhet e blerjes online në BEGMART.com me një shikim
Nuk dëshironi të radhiteni te arka me plot njerëz ose të mbani qeset e rënda deri në katin e pestë?
Nuk do të humbisni kohën duke qëndruar në kolona të gjata dhe të bezdishme derisa të arrini në market?
Dëshironi që me të hollat e kursyera nga nafta të bleni gjëra ushqimore?

A nuk është e mjaftueshme kjo?

Më poshtë po listojmë më shumë arsye për ata që janë ende të pasigurt nëse me të vërtetë duan të porosisin produkte ushqimore online:

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.